Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.
Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues. Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit. Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.
"Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.
"Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.
"Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim. Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes. Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast. Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave