Ardian Deari
Profesor i gjuhës angleze si dhe njëkohësisht themelues i shkollës private ‘English For Life’. Shkollën fillore e kreu në sh.f. ”Faik Konica”-Sllupçan, Kumanovë dhe disa nga klasët në Shkup- ”25 Maji”, u kthye që të vazhdoj shkollën e mesme në gjimnazin ”Sami Frashëri”- Kumanovë. Studimet i vazhdoi në ”South East European University- dega e gj. angleze”. Paralelisht me studimet e tija që ishin kryesisht në dialektin British English, Ardian-i arriti që të ndjek dhe kurse intensive të dialektit American English në ”International Language School”- Tetovë. Qysh në moshën e tij të re 19 vjeçare ai filloi të shkruante një broshurë për përshtatjet gramatikore të gj. angleze dhe gj. shqipe në të folurit, ku më pas ai hodhi në publik broshurën e quajtur ‘Mini Grammar book by Ardian Deari’. Prof. Ardian-i ka një eksperiencë të madhe në profesionin e tij. Ai punon si arsimtarë i gj. angleze në sh.f. ”Faik Konica” dhe gjithashtu punoi për 1 vit si profesor në qendrën e kurseve ‘Fluent’ në Kumanovë v.2012-13. Pervec kesaj, Ardian-i ne v 2016 arriti qe te publikoj aplikacionin fillestare te tij te quajtur EnglishForLife i cili aplikacion ishte i pranuar ne AppStore dhe Android PlayStore. Me pas, ne versionet e tjera ky aplikacion arriti ne TOP 10 e aplikacioneve edukative ne Europe qe permbane ushtrime dhe lexime me degjim. Ai eshte duke punuar ende ne librin e tij qe pritet ta publikojë si ‘Mini Grammar book by Ardian Deari’. Profesor Ardian-i është duke vazhduar studimet Master në ‘South East European University’ (SEEU) në ELT- English Language Teaching; tema në drejtimin gramatikorë (Gramatika kontrastive). Paralelisht me studimet e tija master, ai vazhdon ende të punoj dhe motivoj gjenerata të reja në shkollën private ‘English For Life’.